Vllaznia dhe Partizani, pjesë e Kampionatit Kombëtar të Futsales, do të përballen mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në një sfidë shumë interesante, e cila vlen për vendin e dytë.
Kuqeblutë vijnë në këtë sfidë pas fitores së javës së kaluar ndaj Flamurtarit me rezultatin 5 me 3. Një ndeshje kjo që Vllaznia dhuroi spektakël në fushën e lojës, mes të cilëve spikatjen më të madhe e bëri Besfort Gjoklaj, ai i cili tundi tre herë rrjetën vlonjate.
Është pikërisht Gjoklaj, që në prag të kësaj ndeshje kaq të rëndësishme, flet me optimizëm për një fitore tjetër të radhës. Duke folur për Veriu Sport, Besfort Gjoklaj, përcjell edhe mendimin e kolegëve të tiju kuqeblu që edhe ndaj Partizanit të bëjnë të njëjtën gjë si ndaj Flamurtarit.
Në aspektin personal, Gjoklaj, jo vetëm që premton fitore ndaj të kuqve, por nga ana tjetër beson shumë se edhe në këtë duel ai do shënojë gola të tjerë për Vllazninë.
Në pritje të kësaj ndeshje, drejtuesit e klubit kuqeblu të futsales, përmes njoftimit zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të tyre, ftojnë tifozërinë shkodrane për t’i mbështetur në “Qazim Dervishi”.
“Të dielën presim Partizanin Futsal në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futsallës. Ndeshje shumë e rëndësishme duke qënë se Partizani është rivali jonë direkt për vendin dytë.
Ju mirëpresim sa më të shumtë në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”
Kryt Nalt.”
(Video) Prononcimi i titullarit kuqeblu, Besfort Gjoklaj, pas shënimit të tre golave në ndeshjen e kaluar Vllaznia-Flamurtari, 5-3.