Saturday, July 27, 2024

Kukësi ndal Vllazninë, pikë shprese për mbijetesën e verilindorëve

Lexo

Kukësi 2-0 Vllaznia (Solodovnikov 72′, 79′)

Kukësi triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore. Ndeshja nisi me raste të shumta nga ana e Kukësit dhe pas minutës së 10-të ishte Vllaznia ajo që dominoi lojën, por pjesa e parë u mbyll pa gola pasi asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte si duhet.

Pjesa e dytë ishte spektakolare ku ndryshoi çdo gjë për Kukësin. Heroi i verilindorëve ishte sulmuesi Solodovnikov, i cili realizoi dopietë golash në minutat 73 dhe 80. Sukses i rëndësishëm për Kukësin, që beson te mbijetesa, ndonëse mban vendin e fundit me 25 pikë, 6 më pak se Teuta e vendit të tetë.

Ndërkohë Vllaznia humb mundësinë për të marrë vendin e parë në renditet dhe pozicionohet e dyta me 49 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img