Pushimi në mund ta themi këtu, sepse skuadrat kanë qënë në aktivitet të plotë stërvitor mbyllet me sot për Superioren, sepse pas kombëtares, nisin emocionet e garës së fazës së katërt.
Dhe, është interesante se tre duelet e sotme të javës së 29-të ballafaqojnë tre skuadra të zonës “Final 4” me tre të tjera që luajnë për mbijetese. Ato nisin me takimin e parë Egnatia-Kukësi, ndeshje që luhet në orën 15:00 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.
Ndërkohë, dy takimet e tjera do të luhen në orën 19:00. Në “Loro Boriçi” Vllaznia do të përballet me Erzenin, ndërsa në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja, Tirana – Teuta.
Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Takimi i parë i ditës së shtunën do të jetë Laçi – Partizani, që do të luhet në ora 15:00 në stadiumin e Laçit. Ndërsa takimi i fundit, Dinamo City – Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” në ora 18:00.