Takimi i fundit i veprimtarisë së përbashkët të basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Ligës Unike, që pasi një format ndryshe nga ndryshe nga turneu i femrave, teksa ai i meshkujve u zhvillua në trajtën e një “8-she finale”, ka qenë finalja e madhe midis Trepçës dhe Yllit të Therandës.
Kjo veprimtari e zhvilloi fazën finale përgjatë 5 ditëve të fundit në Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës dhe erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që i ka përcjellë të gjitha këto sfida. Në këtë sfidë të së dielës, Ylli e ka nisur më mirë, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 8 pikë epërsi, 19-11.
Por skuadra therandase do të kundërpërgjigjet në 10-minutëshin e dytë, që ka qenë në fakt i mbizotëruar prej saj, që e fiton me shifrat 22-15, dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë e minimale prej vetëm 1një pike të skuadrës së Yllit 34-33. Por Ylli do të dalë një skuadër më e motivuar nga dhomat e zhveshjeve, teksa e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 18-13, duke kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me 6 pikë epërsi, 52-46.
Por 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë skuadrën nga Mitrovica të mos dorëzohet dhe të luftojë deri në fund, pasi e ka fituar atë, 21-14, dhe gjithë ndeshjen 67-66, duke siguruar kështu triumfin në finalen e Ligës Unike në basketboll për meshkuj. Trepça i bashkohet kështu Yllit dhe Pejës si një nga 3 fitueset e këtyre 4 edicioneve të kësaj veprimtarie, e cila vjet nuk u zhvillua.