Sunday, May 5, 2024

Kategoria e Parë: Korabi surprizon Vorën, Apolonia ndal Flamurtarin

Lexo

5 ndeshje të javës së 27-të të Kategorisë së Parë, dhuruan rezultate shumë interesante. Flamurtari ndalet në Vlorë nga Apolonia në kryesfidën e javës, ndërsa Vora surprizohet në shtëpi nga Korabi. Bylisi rikthehet te fitorja, ndërsa Tomori dhe Luzi janë me një këmbë në kategorinë inferiore.

Nuk ka fitues dhe gola në Vlorë në sfidën mes Flamurtarit dhe Apolonisë. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë dhe mbeten në zonën e Plat Off-it. Pavarësisht hapit fals vlonjatët ruajnë vendin e tretë në renditje (48 pikë), pasi rivalët e Vorës janë mundur në shtëpi nga Korabi me rezultatin 3-2. Miqtë nga Peshkopia marrin tre pikë të çmuara dhe ngjiten në kuotën e 40 pikëve në klasifikim, duke konsoliduar pozitat në zonën e Plej Off-it.

Pas humbjes përballë Burrelit në mesjavë, Bylisi rikthehet te fitorja. Mallakastriotët mundin 2-0 Kastriotin në “Adush Muça” dhe në pritje në ndeshjes së Elbasanit, ngjiten përkohësisht në krye të renditjes.

Tomori mundet 4-1 në Berat nga Besa dhe tashmë vetëm matematika e mban në Kategorinë e Parë. Kavajasit marrin tre pikë të arta në luftën për mbijetesë. Mbyllet  2-1 për vendasit sfida mes Luzit dhe Burrelit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img