Teuta u mposht nga Dinamo me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e javës së 27-të të kampionatit të luajtur në “Air Albania”. Pas ndeshjes foli trajneri i Teutës, Edi Martini:
Humbja në minutën e fundit dhe penalltia e humbur? Bëm pjesë të parë shumë të mirë, në të dytën ra ritmi. Të luash të diel dhe të mërkurë, problem. Qendrat e mbrojtjes luftuan fort pjesën e parë, nuk e lanë kundërshtarin të vinte. Lodhja bëri punën e vet, dhe fati është çështja e lojës.
Zëvendësimet? Po, nuk kishim mundësi të bënim tjetër. Luajtëm pak minuta me 1 lojtar mangët. Më le shije të keqe, kishim mundësi të luanim për katërshen, sot them është larg.
Sa u godit skuadra psikologjikisht me performancën në pjesë të dytë? S’na falet të thyhemi moralisht për penallti. Shumica e lojtarëve nuk kanë mbajtur shumë peshë vitin e kaluar në ekipet e tyre. Duhen lider. Ajo që binte në sy ishte lodhja se harxhuam shumë energji me Tiranën. Gjini për pak ditë 4 ndeshje, që është pikë e fortë.
Pse ndryshove rrugën për të ardhur në “Air Albania”? Fatkikisht ne një derbi i Durrësit, Dinamo dhe Teuta, të bëhej në fushën e Durrësit. Gjithsesi erdhëm këtu dhe ndikoi. Ishim përgatitur për në Durrës dhe na lodhi pak rruga.
Mund ta ndryshoje lojtarin që e humbi penalltinë e parë? Mundet, por Peposhi kishte bërë të gjashtë penalltitë e mëparshme. Do thoja pse e ndryshova po ta humbte dikush tjetër, por e mendova dhe mund ta kisha bërë.