Sunday, November 24, 2024

(Video) Klasikja, Vllaznia-Tirana në futboll femra, nesër në “Loro Boriçi”, ora 16:00, hyrja falas. Presidenti Matija, optimist për fitore: Vllaznia kërkon titullin kampion!

Lexo

Superiorja e futbollit femra, luan javën e 16-të duke pasur si kryendeshje duelin Vllaznia-Tirana. Në prag të kësaj klasike të futbollit shqiptar, presidenti i Klubit të Futbollit Femra Vllaznia Lazër Matija e vlerëson kundërshtarin si një rival për titullin kampion, ndërkohë që është i bindur se Vllaznia do ta kalojë me sukses këtë ndeshje.

I pyetur në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së fazës së parë në kryeqytet ku si rezultat i dhunës së ushtruar, komisioni i disiplinës mori masa ndëshkuese për të dyja skuadrat, Matija, thotë ajo ngjarje është lënë pas dhe ekipi kundërshtar do të pritet me respekt në ndeshjen e Shkodrës.

Për presidentin Matija, angazhimi i futbollisteve të Vllaznisë në ndeshjet e ekipit kombëtar, të ekipit të parë dhe atij U19 në kompeticionet Europiane, është një plus për formën e tyre sportive.

Ndër të tjera, presidenti Matija, fton tifozërinë shkodrane të shijojë këtë ndeshje në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, ditën e dielë duke nisur nga ora16:00, ndërkohë që bën të ditur se hyrja do të jetë falas.

(Video) Prononcimi i Presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, dhënë në pragndeshjen, Vllaznia-Tirana në futboll femra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img