Komuniteti pukjan, mes të cilëve spikatnin edhe njerëzit e sportit përcollën me nderime dhe respekt pasditen e së shtunës për në banesën e fundit ish futbollistin e njohur të Tërbunit të Pukës, Ramazan Pemaj, ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare.
Ish futbollisti i Tërbunit Ramazan Pemaj vdiq nga një atak kardjak duke lënë një dhimbje të madhe për fëmijët, bashkëshorten, motrat, vëllezërit dhe ne kushërinjëve të tij.
Krahas diplomimit për ekonomi, Ramazani kishte pasion futbollin dhe iu bashkua ekipit të Besëlidhjes duke dhënë kontributin e tij prej vitit 1970-1976.
Pas këtyre viteve u kthye në vendlinjen e tij në Pukë për të kontribuar për ngjyrat e Tërbunit deri në vitin 1981.
Në këtë vit e mbylli karrieren si futbollist, por nuk u nda kurrë nga ekipi i tij i zemres duke e mbështetur nga shkallët e stadiumit në çdo ndeshje që është luajtur gjatë kampionateve, por ndërkohë ka dhënë edhe mendimet e tij si specialistë futbolli.
Fotoja në fjalë që shoqëron shkrimin i kërket vitit 1978, një ndeshje të zhvilluar mes Tërbunit dhe Besëlidhjes, ku Ramazani është i pari nga e djathta, poshtë në rreshtin e parë.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij, Ramazani do të ngele gjithmonë në zemren e njerëzve të tij dhe të tifozëris pukjane.
Gani Pemaj