Thursday, May 2, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy takimet e fundit të javës së 31-të: Egnatia-Partizani dhe Dinamo-Erzeni

Lexo

E nisur dje me tre duelet e para: Tirana-Kukësi 1-0, Skënderbeu-Teuta 0-1 dhe Vllaznia-Laçi 1-2, java e 31-të e kategorisë Abissnet Superiore, vijon sot me dy sfidat e fundit, të cilat pritet të jenë po aq interesante dhe të forta sa ato të djeshmet.

Dy takime që luhen në dy orare të ndryshme,në orën 15:00 dhe në orën 18:00. Gjithçka do të nisë me supersfidën mes Egnatias dhe Partizanit. Të dyja ekipet përplasin “brirët” për 3 pikët e kësaj jave. Rrogozhinasit i duan për të blinduar vendin e parë në klasifikim, ndërsa të kuqtë për tu ngjitur në vendin e dytë në renditje pas humbjes së Vllaznisë.

Ndërkohë në orën 18:00 do të luhet sfdida mes Dinamos dhe Erzenit. “Blutë” do të synojnë fitoren në “Air Albania” për t’i rimarrë Tiranës vendin e 4-të në “Final-Four”.  Ndërkohë nga krahu tjetër shijakasit janë të detyruar vetëm për fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesën.

Ndeshjet e javës së 31-të të Abissnet Superiore

Dje

TIRANA-KUKËSI  1-0

VLLAZNIA-LAÇI  1-2

SKËNDERBEU-TEUTA  0-1

Sot

EGNATIA-PARTIZANI 15:00

DINAMO-ERZENI 18:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img