Friday, November 22, 2024

Egnatia drejt titullit kampion, fiton duelin e pretendentëve ndaj Partizanit

Lexo

Egnatia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Partizanin, në supersfidën e javës së 31-të në Superiore.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, ku Montenegro ishte autori i dy golave për rrogozhinasit. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të, pas një aksioni shumë të bukur. Në minutën e 30-të, ishte Fernando, që pasi mori topin pranë portës së tij, vërshoi në të gjithë fushën dhe në fund asistoi për Monetenegron, që përballë portierit Qirko nuk gaboi.

Në pjesën e dytë, Egnatia shënoi edhe të tretin me Fernando, por goli u anulua pas rishikimit në VAR. Golin e vetëm për Partizanin e shënoi Skuka në minutën e 80-të, ndërsa rrezikuan disa herë për të barazuar, por pa sukses.

Me këtë fitore, Egnatia shkëputet në krye të renditjes me 57 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e tretë me 48 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img