Champions League rikthehet në skenë mbrëmjen e sotme me dy supersfida që premtojnë spektakël. Luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube dhe sot do të mësohen dy skuadrat e para që kualifikohen në gjysmëfinale.
Pas suksesit 3-2 në ndeshjen e parë në Paris, Barcelona kërkon një tjetër rezultat pozitiv përballë PSG-së që të kualifikohet mes 4 më të mirave të Ligës së Kampioneve. Francezët synojnë përmbysjen e madhe në “Camp Nou”, që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Champions.
Formacionet e mundshme:
Barcelona: Ter Stegen; Koundé, Ronald Araújo, Cubarsí, João Cancelo; De Jong, Gündoğan, Pedri; Yamal, Lewandowski, Raphinha
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Hernández, Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Ruiz; Dembélé, Mbappé, Barcola
Sfida tjetër e mbrëmjes luhet në Gjermani, aty ku Borussia Dortmund synon të përmbysë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë, duke kërkuar triumfin në shtëpi përballë Atleticos së Madridit.
Formacionet e mundshme:
Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can; Brandt, Malen, Adeyemi; Füllkrug
Atlético de Madrid: Oblak; Molina, Witsel, Giménez, Hermoso, Azpilicueta; De Paúl, Koke, Llorente; Griezmann, Morata