Monday, May 20, 2024

Ndizet flaka olimpike, Pishtari nis rrugëtimin nga Olimpi drejt Parisit

Lexo

Kanë mbetur gati 100 ditë deri në fillimin e Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe flaka olimpike është gati të ndizet. Pishtari fillimisht do të udhëtojë 3000 milje nëpër Greqi, përpara se të kalojë Mesdheun për në Francë në maj me anijen “Belem”.

Më pas do të udhëtojë nëpër Francë dhe territoret e saj jashtë shtetit përpara se të mbërrijë në Paris për fillimin e lojërave në korrik.

Ceremonia, e cila u provua të hënën, po zhvillohet në Olimpin e lashtë të Greqisë, ku u mbajtën Lojërat e para Olimpike në 776 para Krishtit.

Ceremonia kryesohet nga presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img