Tifozët e Interit kanë nisur që të përgatiten për “yllin” e dytë në fanellë ndërsa të njëjtën gjë po bën edhe shoqëria zikaltër. Ndeshja e radhës është derbi i Madoninës ndërkohë që drejtuesit e klubit e dinë fare mirë se në atë takim edhe në rast se vjen titullin i 20-të askush nuk mund të festojë pasi është Milani pritës dhe tifozë ziklatër do të ketë shumë pak.
Për këtë motiv do të jetë e marta (23 prill) dita e festës së madhe ku një autobus i hapur do të dërgojë lojtarët nga “San Siro” në Duomo.
Ceremonia zyrtare mësohet se do të mbahet më 19 maj në javën e parafundit, e cila përkon me takimin e fundit të Interit në “San Siro” këtë sezon. Në fund të ndeshjes mes Interit dhe Lacios drejtuesit e Interit kanë programuar që pas ceremonisë së medaljeve do të mbahet edhe një koncert me artistë si Ligabue, Andrea Boçeli, Maks Pecali dhe Tananai.