Apolonia-Vllaznia 0-0
Vllaznia e futbollit femra nuk ka shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në transferfte me ekipin e Apolonisë. Me Vllazninë kryesuese të kampionatit të Superiores së femrave dhe Apoloninë e vendit të dytë, ndeshja në fjalë paraqiste një i interes të madh për opinionin sportiv.
Vemendja më tepër ka qënë e përqëndruar tek skuadra vendase fierake, e cila duke luajtur në shtëpi ka qënë e karikuar për të ndalur Vllazninë në ecurinë e fitoreve radhazi në kampionat.
Dhe, në fakt e ka ndalur kur në përfundim të 90-të minutave të lojës, rezultati ka qënë, Apolonia 0 dhe Vllaznia 0. Një barazim ky, që nisur edhe nga ecuria e lojës, me shumë raste shënimi për Vllazninë, përfshirë edhe një penallti të humbur nga skuadra kuqeblu me autore Gjinin në të 60-tën minutë mund dhe duhej të ishte fitore për skuadrën kuqeblu.
Gjithësesi, edhe barazimi i sotëm në transfertën e Fierit që ishte i pari i këtij lloji në këtë kampionat, pasi të gjitha ndeshjet e tjera ishin fitore për kuqeblutë, Vllaznia del e fituar, sepse në këtë mënyrë kuqeblutë vazhdojnë të qëndrojnë në krye të klasifikimit duke vijuar ta mbajë Apoloninë me 3 pikë më pak në vendin e dytë. Ndërkohë, sipas përllogaritjeve të pikëve, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka e ka siguruar pjesëmarrjen në garën përfundimtare të “Final 4”, madje edhe vendin e parë, një javë përpara përfundimit të fazës së dytë dhe tashmë pret të mësojë tre kundërshtarët e tjerë.