Osmani: “Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kjo pikë sigurisht që vlen”

Teuta dhe Vllaznia barazuan me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri i Vllanznisë, Qatip Osmani, u shpreh për MCN TV:

“Pas rezultateve të fundit që patëm ishim të detyruam të ndryshonim diçka dhe të freskonim ekipin. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kundër Egnatias të mërkurën kemi Stojanovic dhe Hakaj me karton të kuq, kurse sot ishte test për lojtarët që mendoj t’i aktivizoj në kupë.

 Pjesën e parë u orientuam më shumë në lojën mbrojtëse. Nuk depërtonim në sulm. Në momentet e duhura kur duhej të sulmonim, nuk kishim pasimin e fundit. Kjo pikë sigurisht që vlen. Në fund të kampionatit do të vlejë se ndoshta momentalisht jo dhe aq shumë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu