Saturday, May 4, 2024

Mehmeti: “Meritë e Partizanit që e filluan vrullshëm. Duhet të ishim më të qetë në organizim”

Lexo

Partizani triumfoi në derbi ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore. Pas ndeshjes, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, u shpreh:

“30 minutat e pjesës së parë duhet të ishim më të përqendruar dhe agresivë. Zbritëm shumë poshtë. Pësuam gol dhe reaguam, duhet të ishim përgjigjur me të njëjtën mënyrë Partizanin. Meritë e tyre që e filluan vrullshëm. Te penalltia po të kishim barazuar do të kishte marrë rrjedhë tjetër loja. Kartoni i kuq i Gudiabit i vuri vulën lojës. U munduam të ishim në ekuilibër, por më pas erdhi goli i dytë, po me goditje standarte, ku duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të marrim më shumë përgjegjësi.  

Nuk ishin kohët e presionit të sinkronizuar mirë, Partiznai ishte shumë më i vendosur për të fituar dyluftimet. Sidomos filtri i parë duhet të ishte me agresivë. Vinin bënin dublime me mbrojtësat që mos krijonin superioritet numerik lojtarët e Partizanit.  

Në 30 minutat e pjesës së parë, sapo fitonim topin, duhet të ishim më të qetë në organizim. Kjo nuk ndodhi edhe për meritë të kundërshtarit që bënte presing ultra ofensiv dhe nuk mundëm dot ta nxirrnim topin nga mbrojtja në sulm. 

Skuadra e nisi jo siç duhet në aspektin psikologjik ndeshjen. Partizani e meritoi fitoren, e interpretoi siç duhet, ka kualitet, i kishim mundësitë për të dalë në lojën tonë. Faktori kyç ishte menaxhimi i 25 minutave të parë, në qoftë se do të realizonim dhe nuk do të dilnim me të kuq, do të ishte diçka tjetër. 

Fusha nuk ndikoi, ne në të tillë fushë stërvitemi. Në 30 minutat e para nuk bëmë interpretimin e duhur, duhet të ishim me më shumë besim te vetja.  

Në të tilla ndeshje ku duhet të bënim hapin e madh u krijua ngërç te lojtarët. Nuk ndryshon për 1 javë aspekti fizik, edhe merita e kundërshtarit patjetër”, u shpreh Mehmeti.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img