Vllaznia dhe Egnatia do të përballen pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” për të vendosur se cila prej tyre shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë gjysmëfinal i luajtur në Rrogozhinë është mbyllur 1 me 0 për Egnatian, ndërsa për sfidën e së mërkurës kuqeblutë pritet ta përmbysin rezultatin në favor të tyre. Një gjë të tillë e shprehën edhe trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Bekim Balaj gjatë konferencës për shtyp dhënë paraditen ne sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”
“Të gjithë jemi optimistë për përmbysjen me Egnatian dhe kalimin në finalen e Kupës. Nesër nuk do të jetë e lehtë por kemi kualitet, plot optimizëm e presim ndeshjen e nesërme. Qëllimi ndaj Teutës është të shihnim lojtarët që do të zëvendësonin Hakaj dhe Stojanoviç. Mendoj që luajtën mirë dhe presim që nesër të përsërisin lojën që bënë në Durrës. Jemi stërvitur gjatë javës kanë një përkrahje të madhe nga unë dhe stafi. Në këto situata, që luhet ndeshja më e rëndësishme për ne duhet të jenë të qetë, mos kenë emocione negative, mos shkojnë në luftë të gabuar. Nuk është rezultat i thellë humbja e ndeshjes së parë me Egnatian, duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta mbyllim me sukses nesër.
Nuk kemi siguruar as kampionatin as Kupën. Mendojmë që do ta përballojmë pozitivisht me Egnatian. Është e kotë të bësh parashikime për këto ndeshje, por shpresoj ta mbyllim brenda 90 minutave. Çdo ekip ka një moment kur është forma e dobët e lojtarëve, nuk kemi ndonjë problem tjetër. Do mundoheni të bëjmë çmos që tju japim kënaqësi tifozëve. Çdo herë tifozët janë një përkrahje e madhe, kur kemi pasur një numër të madh tifozësh, Vllaznia ka luajtur më mirë”, tha ndër të tjera, kreu i pankinës kuqeblu, Qatip Osmani.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Qatip Osmani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.