Për karateisten e talentuar shqiptare me origjinë nga fshati Baqel i Lezhës, Mikela Skandaj, e cila prej vitesh jeton në Itali me familjen e saj, viti 2024 pritet të jetë i ngjeshur me aktivitete të shumta ndërkombëtare. E nisi me suksesin e arritur në Turneun Ndërkombëtar të Italisë duke fituar Medaljen e Artë si dhe Çmimin Special të Turneut, ndërkohë që të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe garat e tjera në vazhdim.
Njëra prej tyre, ajo më e afërta është Kampionati Europian i kataresë, ku konfirmimin për pjesëmarrjen në këtë event, nën kampionja e Europes, Mikela Skandaj, e mori këto ditë nga trajnieri i saj dhe njëkohësisht i kombëtares Italiane të karatese.
Kampionati i 14-të Europian që do të zhvillohet në Varsavia të Polonisë në muajn tetor, për 14 vjeçaren lezhjane Mikela Skandaj është për të tretin vit rresht në një event të tillë t nivelit Europian të karatese. Dhe, kjo vjen falë talentit dhe rezultateve të shkëlqyera që ka arritur këto vitet e fundit, falë pasionit dhe vullnetit të hekurt që ka për tu stervitur.
Karriera e saj e shkëlqyer ka bërë që Mikela të ndjehet komode dhe e sigurtë drejt objektivit për të qëndruar në nivele të larta. Kujtojme se Mikela morì pjesë për here të parë në Kampionatin Europian në vitin 2022 duke zënë vendin e dytë dhe duke u shpallur nënkampione Europe për herë të parë. Ndërsa vjet përsëriti suksesin në Francë duke mbrojtur titullin nënkampione Europe, por dhe duke rrëmbyer tre medalje, një të argjente induviduale dhe dy të bronxit me skuadren e saj. Në total, Mikela Skandaj, ka koleksionuar plot 59 medalje, duke konkuruar në peshen 60 kg, kata e kumite, rezultate këto që krahas trajnerëve përkatës profesionistë, i ka arritur edhe falë përkujdesjes maksimale të babait të saj, Angjelin Skandaj, që duke shoqëruar kudo vajzën e tij, është bërë edhe ai një profesionist i vertetë në artet marciale.
Gaspër MARKU