Thursday, November 28, 2024

Opionin nga Gerti Çarçani- Shkodra largoi nje fisnik! Vllaznia shperdoroi nje vlere…!

Lexo

Profesor Qatip Osmani nuk eshte me trajner i Vllaznise. Nje sinjal i oreve te mbremjes se djeshme ma percolli si fakt, por nuk doja kurre ta besoja! Por, paskesh pasur te drejte zoteria…Shkodra “zboi” nje fisnik ne pankine!

Per te ardhur keq! Per fisnikerine, urtesine dhe qetesine e tij ne komunikim e jo vetem, profesor Qatip Osmani detyrohet te largohet! Ose ia imponojne te ike!

Nuk di c’ka ndodhur dhe po ashtu nuk kuptoj pse Albani shkoi deri ne extrem, pak jave perpara verdiktit te madh te Final 4! Natyrisht qe trajneri matet me rezultate, por klasifikimi e le serish te dyten ne 4 jave nga mbyllja. Me nje Final 4 thuajse te siguruar, Presidenti nje mbremje te vone prilli e bind njeriun e urte te ike nga Shkodra!

Shume respekt e konsiderate per profesor Qatipin, qe beri shume me teper se shumekush priste ne ato rrethana qe punoi, ndoshta i cenuar nga aresye te jashtme qe kurrsesi dhe asnje here nuk i hodhi per konsum publik!

E mund te jene aresye bazike, dhe mbase jo nje. Ose ndoshta s’ka fare…!!!

Vertete Vllaznia mbylli porten e Kupes per finale, dhe e eleminoi Egnatia qe nuk e kishte per here te pare qe kjo skuader e mundte, por kampionati eshte serish flake e gelon me pritshmeri!

Por, sic edhe ndodhi Albani zgjodhi te mos e lere profesorin me deri ne fund! Eshte e drejte e tij! Dhe me mire se ai nuk e di askush!

A beri mire apo keq, fundi i sezonit do ta deshmoje me shume!

Final 4 do te deshmoje nese vertete ishte profesor Osmani pengesa kryesore. Ai qe ne 10 jave u shnderrua ne hero te veriut dhe njeriut me te dashur te vete shkodraneve te lidhur pashmangshmerisht me futbollin!

Diagnoza e largimeve te trajnereve mbetet ende pa recete sheruese por veprimi i presidences shkodrane per largim te trajnerit ne finish te sezonit mbetet nje tjeter rekord i shtuar.

Profesorin e njoha vetem nepermjet lidhjeve direkte me emisionin pas ndeshjeve! Nuk e kisha shok si paraardhesin e tij! Qe edhe Migenin pak e lane te punonte, por tjeter histori ajo…

Mendoj se profesori i larguar mbreme ishte nje vlere e shtuar per Vllaznine per aq sa ndejti e punoi!

Jo, nuk mendoj.

E kam bindje!

Albani, edhe pse 4 jave nga fundi, gjykoi qe dikush tjeter do e coje Vllaznine me fron kampioni! Uroj per te, qe te jem une gabim! Teresisht! Mbetet per tu pare! Qe kete jave…ne Rrogozhine. Serish!

E sidoqofte desha shume ti shkruaja ca rreshta per profesorin!

Nuk eshte fundi i botes largimi i tij, por mbetet e njejta melodi qasja karshi tij! Per cudi serish ne Shkoder!

Uroj qe presidenti ne kete levizje “skakiere” ne ekstrem te kohes, zgjedhja e re ti motivoje ate qe mendoi te bente e beri, por mbase nuk deshi ta bente…

Vllaznia eshte ende kandidate potenciale per titull persa kohe klasifikimi flet paster! Frika e mberritjes se rivaleve ne oborrin kuqeblu te vendit te dyte nuk e largon Vllaznine nga Final 4, por largoi profesorin e urte nga pankina me shume “grereza” qe detyruan mbase Albanin te cedoje per here te dyte ne kete kampionat, drejt trajnerit te trete…!

Shume Respekt, Profesor Qatip Osmani!

Suksese pasardhesit te tij! Per nje gje do jete i sigurte: Sezonin do e mbylle!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img