Thursday, November 28, 2024

Pogradeci, barazim me shije fitoreje ndaj Luftëtarit. Skuadra e teknikut shkodran Samuel Nikaj, shumë pranë zyrtarizimit në Kategorinë e Parë

Lexo

Luftëtari-Pogradeci 1-1(Mirani 68/Peqini 51)

Kartonë të verdhë:Çulli 24,Mirani 74,S.Puci 88,Souza 90/Sodiq 24,Pura 72,Danladi 73,Demaj 75,Pere 85,Pengu 88,Topllari 90,Baçi 90+1

Kartonë i kuq:Çoni(Zvendëstrajner) 75

Luftëtari:Boje,Çulli,Gaba,Ziaj,Tuni(Avduli 90+2),Souza,Mirani,Th.Puci(S.Puci 76),Mërkuri,Hudson,Rama(Lukas 52) Trajner:Edmond Dalipi

Pogradeci:Baçi,Ivani,Hysenllari,Pura,Peqini(Demaj 53),Sodiq(Pengu 61),Shkulaku(Myslymi 53),Nallbati(Pere 72),Këndezi,Danladi,Rrapo Trajner:Samuel Nikaj

Gjyqtarë:Juxhin Xhaja,Denis Rexha,Rejdi Avdo(Tiranë),Olsid Ferataj(Patos) Delegat:Besnik Çela(Tiranë) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)

Nuk ka fitues në kryendeshjen e Kategorisë së Dytë mes Luftëtarit dhe Pogradecit. Ndeshje e cila nisi me një ritëm të ngadaltë nga të dy ekipet qe dukej se po studionin njëra-tjetrën. Pjesa e parë thuajse e barabartë me disa krosime nga krahët por asnjë rrezik për portat respektive.

Ndërkohë pjesa e dytë nis me Pogradecin më kërkues dhe jan ata që gjejnë golin me anë të një sulmi nga krahët është sulmuesi Jurgen Peqini i cili gjen hapësirë për të goditur duke çuar topin në rrjetë.

Më pas minutat kalojnë dhe jan lojtarët vendas që kërkojnë të shënojnë golin e barazimit dhe arrijnë ta gjejnë me anë të Miranit i cili shfrytëzoi krosin e ardhur në zonën mike. Nis festa në shkallët e stadiumit por ritmi i lojës nuk bie dhe Gjirokastritët i shkojnë shumë pranë golit të avantazhit por në dy momente fati nuk është me ata.

Gjithçka mbetet e hapur për ngjitjen e cila do të vendoset javën e fundit, aty ku Luftëtari udhëton në Sarandë ndërsa Pogradeci pret Turbinën.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img