Thursday, May 30, 2024

Prag derbi, Tirana-Partizani. Fagu: Tirana, e “dënuar” të fitojë!

Lexo

Trajneri i bardhebluve synon 3 pikë kundër Partizanit, fton tifozët për ti mbështetur

Tirana do të luaj derbin kundër Partizanit në stadiumin “Arena Kombëtare” të dielën në kuadër të javë së 33-të të Kategorisë Superiore. Në konferencën për shtyp, trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu u shpreh se skuadra e tij do të synojë vetëm 3 pikët kundër të kuqëve. Fagu fton tifozët e Tiranës për të mbështetur skuadrën në këtë moment përcaktues për fatin e sezonit.

Tirana do të luaj me Partizanin në stadiumin “Arena Kombëtare” të dielën në orën 19:00 për llogari të javës së 33-të të Superiores. Bardheblutë, të cilët vijnë pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë, do të synojnë suksesin e parë këtë sezon në derbi kundër të kuqëve. Në konferencën për shtyp, trajneri Erbim Fagu u shpreh se skuadra e tij do të synojë 3 pikët kundër Partizanit.

“Padyshim që na ka ardhur keq për eliminimin nga Kupa, pasi dhamë gjithçka për të kaluar në finale. Fati në atë ndeshje nuk ishte me ne, tani çdo gjë është e fokusuar te kampionati dhe sigurisht tek derbi ditën e nesërme ku do të bëjmë të pamundurën për të marrë tri pikët dhe për të vazhduar luftën për në ‘Final Four’”.

I përgjegjshëm për rëndësinë e sfidës në derbi kundër Partizanit, tekniku Fagu kërkoi mbështetjen e tifozëve në shakallët e stadiumit pasi sipas tij me ta bardheblutë e kanë më të lehtë arritjen e objektivave.

“Shpresoj shumë që nesër tifozët të jenë sa më të shumtë për të na mbështetur. Ne do të përpiqemi tu kthejmë buzëqeshjen,gëzimin, duke marrë tri pikët dhe të festojmë të gjithë së bashku”.

Pas 32 javësh kampionat, Tirana renditet në vendin e katër me 46 pikë, 5 më pak se Partizani, i cili pozicionohen një vend më lart në tabelën e klasifikimit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img