Thursday, November 28, 2024

Mehmeti: Ndihej tensioni ndaj Laçit, kemi problem në 20 metrat e fundit

Lexo

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi pa gola ndaj Laçit.

Mehmeti deklaroi se tensioni në këtë takim ndihej, ndërsa shtoi se ekipi i tij vuan në 20 metrat e fundit, për të shënuar.

Në të tilla ndeshje tensioni ndihej. U rritëm goxha në pjesën e dytë, por duhet të jemi të qetë. Kemi problem në 20 metrat e fundit të kundërshtarit, duhet të jemi më të qetë. Kemi shumë forca në zonën e kundërshtarit, krijojmë raste, por të jemi më të qetë. Fitorja vjen jo vetëm në minutën e parë, por edhe në të fundit. Por vjen qetësisht. Lojtarët e ndjejnë presionin e fitores.

Tifoz me Partizanin në derbi? Nuk mund të pres nga gabimi i të tjerëve. Ne duhet të kemi më shumë besim te vetja për të shkuar te fitorja. Kur varesh nga të tjerët, nuk është më në dorën tënde. Është një kampionat shumë i çmendur, shumë i vështirë. Duhet të mbledhim forcat për të shkuar te rezultatet pozitive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img