Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës po luhet një ndeshje mjaft intereantë në basketboll për meshkuj në mes Vllaznisë vendase dhe Teutës myafire. Një pjesë e parë me pamje të ndryshme. Perioda e parë është mjaft e mirë për Vllazninë e cila e dominon tërësisht me lojë dhe rezultat, e cila mbyllet me fitoren e vendasve me rezultain 26-17.
Në periodën e dytë janë miqtë nga Durrësi që e përmirësojnë ndjeshëm lojën e tyre dhe duke përfituar edhe nga gabimet e njëpasnjëshme të kuqebluve, arrijnë jo vetem ta barazojnë rezultatin, por edhe të kalojnë në avantazh.
Dominimi është total në anën e durrsakëve të Teutës duke e mbyllur periodën e dytë me fitore 9 me 23. Kjo diference e madhe në periodën e dytë në favor të Teutës mjafton që miqtë të përmbysin gjithçka në mbyllje të pjesës së parë, të cilën e fitojnë me rezultatin 35 me 40.