Wednesday, November 27, 2024

(Intervista) Samuel Nikaj, trajneri kampion i Pogradecit: Jam shpallur kampion me U17, 2 herë kampion me U19, kampion në Kategorinë e Dytë dhe 3 herë kampion i Kategorisë së Parë. Ishalla, zoti e ka shkruar që të shpallem kampion edhe në Superligë në të ardhmen…

Lexo

Të flasësh për futbollin duhet të dish historinë e tij, ai ka brenda saj gjithçka, emocione lotë gëzimi e hidhërimi që nga tifozët e thjesht e deri në brendësi të skuadrave. Shumë skuadra kanë shkruar historinë në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. E të flasësh për këtë të fundit nuk mund të lësh mënjanë skuadrën që theu rekord këtë sezon, Pogradeci. Një ekip komod ku arriti brenda dy sezonesh të ngjitej në Kategorinë e Parë.

Merita kryesore është e stafit drejtues që nga kryetari i bashkisë, drejtori sportiv por pa harruar punën kolosale nga trajneri Samuel Nikaj si dhe ndihmësi i tij Kopi Çerepi të cilët arritën së bashku me lojtarët të luftonin dhëmbë për dhëmbë me skuadra si: Luftetari, Shkumbini, Oriku dhe Butrinti etj, që të mbanin deri në fund kryesimin e Grupit B të Kategorisë së Dytë.

Pas përfundimit të kampionatit ku skuadra e Pogradecit doli e para në Grupin B, “Veriu Sport” ka intervistuar në mënyrë ekskluzive trajnerin Samuel Nikaj i cili, si zakonisht tregohet i gatshëm për t’ju përgjigjur interesimit tonë për ta intervistuar.

Ai u shpreh se e dashuron futbollin,  dhe se një ditë dëshiron pse jo të drejtoj një skuadër elitare. Gjithashtu si shkodran që është ai u shpreh se Vllaznia këtë sezon është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion. Më poshtë do të ndiqni intervistën me trajnerin Samuel Nikaj, dhënë për “Veriu Sport”.

Profesor Nikaj, thyeni rekord në Grupin B të Kategorisë së Dytë ku nuk pësoni asnjë humbje, jo vetëm kaq por dhe jeni ekipi që keni pësuar më pak duke fituar titullin kampion. Sa i kënaqur me këtë arritje?

Shumë i kënaqur, kemi bërë kampionat shumë të mirë dhe për këtë falenderoj të gjithë aktoret e kësaj mrekullie. 20 ndeshje pa humbje në një kampionat  me rival si: Shkumbini, Luftëtari, Butrinti, Oriku, Labëria, Turbina dhe pa harruar Delvinën, sepse po nuk fitove në Delvinë s’del kampion kjo është traditë në këtë kategori.

Cili ishte çelësi i suksesit i këtij ekipi?

Çelësi i suksesit ka qenë fryma e grupit dhe fati, sepse realisht të fitosh disa ndeshje në frymën e fundit, përveç se zotësi ka dhe fat.

Me këtë grup lojtarësh në ekip, a është gati Pogradeci për Kategorinë e Parë, apo ndoshta do ketë ndryshime?

Ky grup është fantastik, maksimumi me 3 ose 4 lojtarë të ofruar mund të përballoj me sukses Kategorinë e Parë.

Jeni trajneri i rekordeve me disa skuadra të ngjitura një kategori më lartë. Duke parë këtë ecuri tuajën,cili është objektivi që i keni vënë vetes tuaj? Sa larg e sheh veten Nikaj?

Drejtë me than unë e dashuroj futbollin dhe atë që se kam arritur si futbollist e kam arritur si tranjer.  Jam shpallur kampion me U17, 2 herë kampion me U19, kampion në Kategorinë e Dytë dhe 3 herë kampion i Kategorisë së Parë. Ishalla, zoti e ka shkruar që të shpallem dhe kampion në Superligë në të ardhmen.

A ka ndonje preferencë Nikaj si ekip për ta drejtuar?

Ekipet që kam unë preferenc kanë trajnerë aktualisht, prandaj nuk është korrekt të shprehem, por unë mjafton të ndihem mirë shpirtërisht dhe nuk bëj dallim kategorie. Futbolli është i bukur në çdo kategori dhe ka një specifik sa më poshtë aq më e vështirë bëhet.

Duke qenë se keni drejtuar dhe në Kosovë ku keni ngjitur dy ekipe një kategori më lartë, a e ndiqni kampionatin Kosovar, nëse po, ku qendrojnë diferencat mes dy kampionateve?

E ndjek kampionatin Kosovar, atje ku kam kaluar 4 vite shumë të bukura me skuadra shumë të njohura. Dallime nuk ka të mëdha si futboll, ama si tifozllëk atje ka më shumë tifozë nëpër stadiume prandaj presioni për rezultate është më i madh.

Si shkodran që jeni, Vllaznia këtë sezon, është pretendente si një nga skuadrat për titullin kampion, si e ke parë gjendjen e Vllaznisë?

Vllaznia ka bërë kampionat të mirë dhe sigurisht është pretendent për titull ndaj i uroj suksese, dhe ishalla del kampion sepse na mungon titulli që nga viti 2001.

U përfol nëpër ambiente të ndryshme në Shkodër për afrimin tuaj si trajner i Vllaznisë, por nëse ndonjë ftesë ju vjen në të ardhmen, sa i gatshëm do ishit për ta pranuar atë?

Normalisht dhe unë kam simpatizantët e mi në Shkodër dhe lobojnë që dhe unë një dite të jem tranjer i Vllaznisë, megjithatë gjërat janë me të shkruar dhe po qe e shkruar nga zoti një ditë mund të jem tranjer i Vllaznisë, ndër vite kam qenë shumë afër dhe sa me qef e kisha po aq frikë kasha, sepse Vllaznia nuk eshte autoshkoll, është maja e piramidës për një trajner dhe sa më lartë të ngjitesh aq më rëndë bie kur rrezohesh. Por tani besoj kam bërë eksperienc të mjaftueshme dhe nuk kam frikë të mar përsipër skuadra të mëdha qoftë kjo dhe Vllaznia.

Intervistoi: Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img