Saturday, November 23, 2024

Post Kastrioti-Vllaznia(0-1)/Portjeri Hidi: Fati nuk ishte me ne, ishte me Vllazninë, na mungon një penallti në këtë ndeshje

Lexo

Një humbje në momentet e fundit të sfidës ka sjellë jo pak mërzi në kampin e Kastriotit, 0-1 përballë Vllaznisë. Për të analizuar gjithçka që ka ndodhur në këtë sfidë, ka menduar Isli Hidi. Portieri i skuadrës krutane, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ka deklaruar:  

“Kur pëson gol në minutat e fundit është shumë e vështirë. Megjithatë, mund të them se u zhvilluar një lojë e fortë, por fati nuk ishte me ne. Bëmë një lojë të mirë, përballë një kundërshtari shumë të fortë. Na mungoi vetëm goli në këtë sfidë, pa harruar dhe dy episode që mbeten për tu diskutuar”.

“Ky është futbolli, kur nuk shënon do e pësosh. Fati nuk ishte me ne, ishte me Vllazninë. Kishim një dëshirë të madhe për të fituar, 0-0 ndoshta na u duk si humbje, por jemi me kokën lartë, sepse kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë”.

“Na mungon një penallti në ndeshjen me Vllazninë. Gabimet ndodhin gjithmonë, por uroj të mos jenë tendencioze ndaj nesh. Në 25 javë kampionat, kemi marrë vetëm një penallti”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img