Friday, March 29, 2024

Superiore-Java e 25-të në analizën e analistit Shkëlqim Muça

Lexo

Java e 25-të e Kategorisë Superiore ka sjellë rikthimin e Vllaznisë në vendin e parë, humbjen e Laçit në shtëpi përballë Tiranës, një barazim pa gola mes Partizanit dhe Teutës, pa harruar dhe luftën e fortë mes skuadrave që qëndrojnë në fundin e tabelës. Shkëlqim Muça, i përhershmi i “Rubrika Sportive” në RTSH, ka analizuar gjithçka që ka ndodhur në këtë javë.

KASTRIOTI-VLLAZNIA 0-1: “Ishte një ndeshje e luftuar mirë, por dhe një terren i vështirë. Vllaznia ishte shumë e karikuar, u duk një skuadër e përtërirë nga ajo që jemi mësuar të shikojmë në ndeshjet e fundit. Është kënaqësi që kjo skuadër rikthehet përsëri. Të gjithë e kemi parashikuar se do të kishte një moment jo. Ndërkohë, Kastrioti është futur në grupin e skuadrave që rrezikojnë”.

LAÇI-TIRANA 1-2: “Tirana ka guxim, luan sulmon. Ishte më agresive përballë Laçit, e kërkoimë shumë fitoren. Ishte një fitore e merituar, nuk është se vodhi ndonjë gjë. E kam thënë edhe më parë, i tillë është mentaliteti bardheblu, kërkon, sulmon. Laçi në ndeshjet e fundit kam parë se nuk i përdor të gjithë sulmuesit.Mendoj se duhet të rrezikojë, të luajë dhe me tre sulmuesa. Duhet të rrezikosh për të fituar një ndeshje. Laç ndoshta e ka nënvlerësuar Tiranën. Bardheblutë nuk janë jashtë objektivave, nuk mund ta thuash këtë, aq më tepër tani që i kanë ardhur të gjithë lojtarët. Është bërë një skuadër më e kompletuar”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img