Futboll Femra-Java 13-të / Vllaznia e pathyeshme, mund Tiranën në transafertë 0-4 dhe vazhdon kryesimin pa humbje

Lexo

Futboll Moshat U19-Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund në finale Apoloninë, 3-0

Është luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes...

(Video)Boks-Profesionist. Shkodranët Kajoshi dhe Hysa, triumfojnë në ringun e Shkodrës. Mposhtin respektivisht, Andrejs Volincuks dhe Ëillbeforce Shihepo

Dy boksierët e talentuar shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kanë vijuar rrugën e sukseseve në boksin profesionist. Duelet...

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko...

Tirana-Vllaznia, ose ndryshe klasikja e futbollit shqiptar në vite, që tashmë po futet në traditë edhe për femrat është dominuar terësisht, me lojë dhe rezultat nga skuadra kuqeblu, e cila ka rritur të fitojë në transfertë me rezultatin 0 me 4. Ndeshja që luhej për llogari të javës  së 13-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra ka nisur me epersinë e Vllaznisë duke krijuar presion në portën kundërshtare deri sa gjen golin e avantazhit në minutën e 16-të përmes kapitenes Esmeralda Franja. Minutat në vazhdim kanë një farë barazpeshe në fushën e lojës, gjë që ndikon në mbajtjen e rezultatit në fuqi duke e mbyllur pjesën e parë me rezultain 0 me 1 në favor të Vllaznisë.

45 minutat e pjesës së dytë vazhdojnë të jenë të dominuara nga skuadra shkodrane, ndërkohë që ka përpjekje edhe nga skuadra bardheblu për të barazuar rezultatin. Një situatë e tillë shkon deri në minutën e 61-të kur Vllaznia shënon golin e dytë me anë të durrsakes që luan për ngjyrat kuqeblu, Luçie Gjini. Ky është goli i qetësisë për Vllazninë, por që në vazhdim do të ketë edhe dy gola të tjerë në favor të skuadrës kuqeblu. Dhe është përsëri Gjini që shënon në të 89-tën golin e tretë për skuadrën e saj dhe të dytin personal, ndërkohë që Megi Doçi shënon një tjetër gol në kohën shtesë, në të 91-tën duke fiksuar përfundimsiht fitoren e Vllaznisë me rezultatin 0 me 4.

Fitore kjo që e ngjit skuadrën kuqeblu në kuotën e 39 pikëve duke treguar edhe një herë që është e pathyeshme nga asnjë skuadër tjetër e futbollit të femrave në Shqipëri. Kësisoj, Vllaznia vijon të kryesojë kampionatin pa asnjë humbje, madje edhe pa asnjë barazim, çka tregon se skuadra e drejtuar nga trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza dhe e mbështetur fuqimisht nga presidenti Lazër Matija vazhdon të jetë skuadra absolute e futbollit të femrave në Shqipëri.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend KumbarçeArbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe),...
- Advertisement -