Të gjithë do të jemi sy e veshë në “Air Albania”. Në orën 19:00 në fushë do të zbresin Kukësi dhe Egnatia. Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për Kupën e Shqipërisë.
Verilindorët kanë arritur ta fitojnë 2 herë këtë trofe,ndërsa sot në arenën kombëtare synojnë trofeun e 3-të. Skuaadra e udhëhequr nga Bledar Devolli vjen mjaft e motivuar, teksa triumfi në finale përveç trofeut do t’i çonte në kompeticionet europiane. Gjithashtu ky trofe shikohet si shpëtimi i këtij sezoni mjaft negative për Kukësin,i cili në sezonin e ri duhet të rifillojë gjithçka nga Kategoria e Parë.
Ndërkohë nga ana tjetër rrogozhinasit janë skuadra kampione në fuqi në këtë kompeticion. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova do të tentojë të fitojë për herë të dytë rresht Kupën e Shqipërisë,e cila do të shërbente për të motivuar skuadrën para finaleve të “Final-Four”.
Një duel mjaftë interesant dhe pritet të jetë shumë i luftuar mes dy ekipeve që do të duelojnë kokë më kokë për trofeun.
Fatos LAMAJ