Sunday, November 24, 2024

Flamurtari kalon me penallti Apoloninë, pengesa e fundit drejt Superiores është Laçi

Lexo

Apolonia-Flamurtari 0-0(1-3 me penallti)

Apolonia:Harizaj,Hebeja,Ndubuisi,Repaj,Asllanaj,Musa,Shanaj,Bejzade,Trifoni,Antoni,Maksuti (u aktivizuan:Omeri,Injehu,Kofi) Trajner:Artan Mërgjyshi

Flamurtari:Teqja,Frashëri,Ramadani,Sidibe,Beqja,Batha,Kriviçiç,Oliveira,P.Pjeshka,Diamanti,Latorre (u aktivizuan:Shkurtaj,Deliaj,Vucaj,Vitija,Hasa,Leshi) Trajner:Eqerem Memushi

Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Xhuljo Mani(Tiranë),Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Enea Jorgji(Elbasan) Avar:Daniel Vrapi(Tiranë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Flamurtari shkon shumë pranë ngjitjes në “Abisnet Superiore”. Skuadra vlonjate ia doli që të triumfonte në finalen e “Play-Off” përballë Apolonisë me rezultatin 1-3 pas penalltive. Duke theksuar se vlonjatët ishin me 10 lojtarë që nga minuta e 77-të.

120 minuta lojë përfunduan në barazim pa gola,teksa ishte portieri Teqja protagonist duke pritur dy penallti të fierakëve të gjuajtura nga Injehu dhe Asllanaj në fillim Apolonia shënon me anë të Omeri më pas Injehut ja pret portieri Shanaj gabon totalisht duke çuar topin në tribunat e “Elbasan Arena” në fund për të vulosur tmerrin e skuadrës së Apolonisë është Mallakastrioti Asllanaj që gjuan lehtë me portierin Teqja që kupton krahun.

Tek vlonjatët askush nuk gabon me Shkurtaj Ramadani dhe Deliaj që çojnë peshë tifozët vlonjatë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Tashmë Flamurtari do të përballet me Laçin për të vendosur ekipin që do të jetë pjesë e elitës sezonin e ardhshëm.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img