Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, foli për MCN TV, pas finales së humbur ndaj Flamurtarit, në “play off”-in e Kategorisë së Parë.
Mërgjyshi deklaroi se për këtë humbje pas penalltive, ndikoi lodhja nga ndeshja me Vorën, por edhe presioni i lojtarëve.
Më vjen keq, sepse për një pjesë të madhe të lojës, mbajtëm topin dhe ishim pranë portës kundërshtare. Flamurtari nuk na rrezikoi. Nuk kishim agresivitetin e duhur për të shënuar. Ndikoi tensioni dhe lodhja nga ndeshja me Vorën.
Pas kartonit të kuq, presioni u shtua. Lojtarët e rinj, nuk e mbajtën dot presionin. Nuk ishin të kthjellët për të shënuar. Është një ekip i ri dhe presioni me trysninë bënë të vetën. Ndikoi edhe lodhja fizike. Nuk e kuptoj çfarë e shtyn Federatën, që të ngjeshë kaq shumë ndeshjet. Laçi ka dy javë që çlodhet.
Ne kemi punuar edhe për penalltitë. Më vjen keq për Kelvin, sepse është lojtar i ftohtë dhe nuk ka gabuar asnjë penallti. Tensioni i kësaj ndeshje, bëri që lojtari që ka më shumë besim ta humbasë.