Sunday, November 24, 2024

Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës

Lexo

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj është në fazën e finaleve për titullin kampion i cili sigurohet nga skuadra që fiton 4 nga 7 përballjet e këtij dueli. Këtë të mërkurë në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet, Besëlidhja, e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, fitoi 103 – 72 kundër Teutës duke e çuar në 1-0 serinë e finaleve mes tyre dhe duke i dhënë lezhjanëve një avantazh për duelet e radhës.

Sfida që u zhvillua në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në RTSH Sport, ka patur dy tablo. Ka qenë skuadra durrsake që e ka nisur më mirë, duke e fituar 10-minutëshin e parë, 22-17 dhe duke vijuar të mbizotërojë, duke e fituar edhe 10-minutëshin e dytë 23-21.

Kështu, është Teuta që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 7 pikë epërsi, në shifrat 45-38. Por Besëlidhja ka dalë një skuadër e tjetërsuar nga dhomat e zhveshjeve, duke bërë një 5 minutësh të vrullshëm, teksa ka kapërcyer këtë deficit prej 7 pikësh, duke e fituar bindshëm këtë fraksion të 3-të loje me shifrat 38-11 dhe duke përmbysur gjithçka, teksa kryesoi pas një gjysmëore lojë me rezultatin 76-56.

Dhe skuadra e Bilalit nuk do të ndalet, duke mos e ulur ritmin as në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, të cilin e ka fituar me 11 pikë epërsi, 27-16, dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 103-72 dhe duke fituar kështu edhe aktin e parë të këtij dueli final të koshit të meshkujve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img