Sunday, November 24, 2024

Suksesi i Vllaznisë futboll femra, kampion për të 11-tën here. Kryebashkiaku shkodran Benet Beci pret skuadrën kuqeblu

Lexo

Vllaznia në futboll femra është shpallur për të 11-tën herë kampione e Shqipërisë duke dëshmuar kështu së është skuadra që dominon futbollin shqiptar të femrave në mënyrë absolute prej shumë vitesh. Në shenj respekti dhe konsiderate për titullin e arritur në sezonin 2023-2024, kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ka mirepritur vajzat e futbollit në zyrën e tij, duke i uruar për këtë arritje të shkëlqyer.

“Mirënjohje për ekipin e futbollit të femrave të Vllaznisë për fitoren e tyre të 11-të rradhazi në kampionatin e futbollit shqiptar! Ky sukses është një rezultat i punës së palodhur dhe talentit të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit. Futbolli femëror po bën hapa të mëdha në Shqipëri, dhe Vllaznia është një shembull frymëzues për të gjithë! “, tha ndër të tjera kryebashkiaku shkodran, Benet Beci gjatë pritjes së organizuar për 11-të herë kampionen e Shqipërisë në futboll femra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img