Monday, November 25, 2024

Opinion emocionues nga tifozi Robinson Toçi(Athinë):”PER VLLAZNINE DHE ÇDO SHKODRAN QE ASHT NE QIELL DHE NE TOKE!”

Lexo

Si mund te mos quhet nje sezon i suksesshem per ekipin e Vllaznis, pasi eshte vetem 180 minuta larg Titullit Kampion dhe nga Ylli pare ne fanel per shkodranet. Kesaj merite i shkon tranjerit, stafit, lojtareve, dhe çdo tifozi i cili ka mbeshtetur ekipin ne çdo moment.

E kur mund te ishte momenti me i mir per shkodranet perveç viti 2024, te ngrihet tituli kampion ne mes te Tiranes, eshte nje enderr te cilen 11 luanet e BRDARIC munden ta bejne rrealitet.

Ndeshja pare kunder rivalit te madh te Vllaznis kohet e fundit, pasi jo pak here rrogozhinasit ishin ata qe shkaktuan probleme tek shkodranet, dhe tani rivaliteti mes dy paleve eshte jasht mase i madh.

Vitet e fundit te dyja ekipet kan fituar dy kupa dhe vendet per Europe, plus luftojn per kampionat, por HISTORIA flet sigurisht per shkodranet dhe Djepin e futbollit shqiptar.

Emocionet nuk munden te pershkruhen me fjal, pasi zemra e çdo tifozit Shkodran flet kete vit, çdo shtepi shkodrane kudo qe ndodhet, flet per Vllaznin çdo flamur qe varet ne penxhere dhe ballkone dhe kanga e Bujar Qamillit luan ne çdo vesh te tifozit qe e don Vllaznine.

Sigurisht, une si tifoz e ndjeku ekipin e zemres nga mosha 5 vjeçare dhe jam 19 vjeç aktualisht, nuk e kam perjetuar kurr nje titull kampion, ne mendje kam ato momentet e festes ku mbledhen tan shkodrant dhe festojn, sipas pershkrimeve qe me bate baba dhe gjyshi si dhe moshat me te medha te shkodraneve, dhe mendoj si do jete ta perjetoj edhe une kete gja, keto emocionet e fitimit te titullit, plus festen dhe atmosferen ne Shkodren teme te dashtun. Erdhi mundesia besoj, erdhi ora, momenti qe shume kerkojme, Vllaznia te fitoj titullin kampion, FORCA VLLAZNIA.

Opinion nga Robinson Toçi-Student gazetari-Athinë-Greqi , 17 maj 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img