Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht minimalisht nga Partizani.
Gvozdenovic, deklaroi se kundërshtari e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se ky është maksimumi i korçarëve.
Sot ishte maksimumi nga Skënderbeu. E kishim besimin që mund të shkonim në finale, por Partizani ishte ekipi më i mirë dhe i uroj shumë suksese në finale.
Mund të bënim pak më mirë, Partizani ishte skuadra më e mirë nga fillimi. Në pjesën e dytë ishte një gol i shpejtë dhe vetëm në 20 minutat e fundit ishim ofensivë. Ndoshta ky është maksimumi nga ne. Mund të bënim më mirë, por Partizani e meritoi fitoren.
Sot nuk kishim ekulibër dhe nuk ishim agresivë. Nuk ishim mirë në fazën mbrojtëse dhe s’ishim të shpejtë në tranzicion. Nuk ishim mirë nga fillimit dhe kjo ishte arsyeja pse fitoi Partizani. Kishim besim që do të shkonim në finale, por kishte 2-3 gjëra që nuk shkuan mirë.
Egnatia dhe Vllaznia janë të forta. Nuk mund ta them se kush shkon në finale, por duhet të presim edhe dy ditë.