Thursday, September 19, 2024

(Video) Opinioni i specialistit-Rudi Vata: Vllaznia nuk e meritoi kualifikimin në finalen e “Final 4”. Për ish kapitenin e kombëtares, pjesëmarrja në Europë e kuqebluve për herë të katërt radhazi është një sukses për presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi

Lexo

Përkundër një dëshire dhe besimi në ekstrem që kishte pushtuar në masë tifozërinë shkodrane, e cila si asnjëherë tjetër ishte karikuar për të shijuar titullin kampion të munguar prej 23 vitesh, barazimi 0 me 0 dhe eleminimi nga Egnatia në gjysmëfinalen e “Final 4” ka sjellë një pakënaqësi dhe zhgënjim total në masën e tifozërisë kuqeblu.

Të shumta kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë opinionet e dhëna nga specialistë të futbollit, ish futbollistë dhe trajnerë, të cilët komentojnë eleminimin e Vllaznisë, por edhe paraqitjen e kuqebluve në sezonin 2023-2014.

Me interes për t’u ndjekur është edhe prononcimi i ish kapitenit të kombëtares së Shqipërisë, por edhe ish futbollistit dhe ish trajnerin kuqeblu, Rudi Vata, sipas të cilit, Vllaznia nuk e meritoi kualifikimin në finalen e “Final 4” me Egnatian, sepse sipas tij, rrogozhinasit janë një ekip më i mirë sesa Vllaznia.

Në pronononcimin e tij, Vata gjen rastin të vlerësojë me notën dhjetë, tifozërinë kuqeblu, në Shkodër, Shqipëri dhe jashtë vendit për mbështetjen maksimale që i kanë dhënë skuadrës.

Ndërkohë, në lidhje me objektivat e Vllaznisë, edhe pse nuk u arrit fitimi i titullit kampion, për Vatën luajtja në Kupat e Europës për të katërtin sezon me radhë , dhe gjithashtu, nëse Vllaznia është në tre më të mirat e kampionatit, kjo duhet vlerësuar si diçka pozitive për punën që po bën me Vllazninë presidenti Alban Xhaferi.

(Më gjërësisht me opinionin e specialistit të futbollit Rudi Vata, mund të njiheni në videon e publikuar në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE duke klikuar në linkun e mëposhtëm.)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img