Sunday, January 25, 2026

Të dielën, superfinalja e titullit kampion. Egnatia apo Partizani, Partizani apo Egnatia, kush do të jetë skuadra kampione e Superiores 2023-24?

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia apo Partizani? Partizani apo Egnatia? Këtë herë dilema për titull ngre më shumë dyshime se herët e tjera. Po të pyesësh kokën e “shkencës”,që shpiku skemën “Final-Four”,me siguri do të predikojë se titullin kampion do ta fitojë më i miri! Po cili është më i miri në thelb? Ekipi që dominoi një sezon,siç ndodhi me Egantian apo ekipi,që tregohet më i zoti  për 90 minuta,se Partizani ka dhënë prova mjeshtrie për ndeshjet teke!

Në mjediset e godinës së FSHF-së,që si dekor të jashtëm kan disa shenja të stërmëdha X-ash,thonë se do të jetë një finale e madhe.  Një finale që do të luhet në fije të perit. Pale kur thonë se do jetë nje  kardio-finale,që  nuk e kemi patur fatin ta shohim tërë sezonin,edhe për një arsye madhore:arbitër do të jetë anglezi Antoni Tejlor. Dhe e dini  ç’thonë në Angli  për këtë Tejlor? Se mund të bëjë gabime në gjykim,po kur vjen puna për  titullin,zakonisht e gjen  krahun e duhur.

Në Rrogozhinë këto ditë ka vënë një “flet-rrufe” humoristike të varur në një mur : “A e dini si është historia e këtij kampionati? Si ateherë kur ishim fëmijë dhe luanin futboll për të fituar ndeshjen. Sapo njëri ekip shkonte shumë para me gola,atëherë tjetri thoshte:hajde ta fillojmë edhe njëherë nga  fillimi  ndeshjen!

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Zhgënjen Besa, mundet në shtëpi nga Skëndërbeu 2-3

Besa-Skënderbeu 2-3(Spahiu 8,Melo 56/Janaqi 54,Shaqe 71,Gjata 80) Besa:Abdullahu,Beqja,Kapo,Lima,Nurja,Danaj,Hasani(Begaj 74),Treni(Rrena 60),Spahiu,Melo,Çinedu(Hebeja 86) Trajner:Gugash Magani Skënderbeu:Alia(Dervishaj 45),Vangjeli,Gift,Ramos,Shaqe,Salim,Estrela,Janaqi,Çuçka(Gjini 57),Tajo(Gjata 79),Ukiçi(Gjumsi 46) Trajner:Ernest Gjoka...
- Advertisement -spot_img