Pjesë e Kampionatit Kombëtar të gjimnastikës artistike për moshat organizuar të shtunën në qytetin e Shkodrës, ku figurën më të mirë sportive e bënë gjimnastët e Vllaznisë, ishte edhe nderimi që Federata Shqiptare e Gjimnastikës bëri për një brez të artë gjimnastësh shkodranë të viteve 80-90-të, ndaj të cilëve akordoi Çertifika “Mirënjohje”.
Pas fjalës së presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës Leonard Lulaj dhe antarit të kryesisë Beniamin Nako, ka qënë nënkryetari i Bashkisë Onid Bejleri që ka nisur dorëzimin e çertifikave për 10-të të dekoruarit ish kampionë të Vllaznisë: Sadetin Fishta, Vjollca Media, Vuke Zako, Vlash Radoja(Pas vdekjes), Gjovalin Mikeli(Pas vdekjes), Satber Tula, Ivzi Bushati, Mimoza Bregu, Greta Bojani, Lec Nika.
(Video) Pamje nga ceremonia e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës në dorëzimin e çertifikave “Mirënjohje” për dhjetë ish gjimnastët kampionë të Vllaznisë në vite.
Gaspër MARKU