Friday, September 20, 2024

Titulli kampion, Demrozi: Ju thashë që nuk keni parë gjë akoma, besoja te dy trofetë

Lexo

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, u shfaq shumë i lumtur, pas fitimit të titullit kampion.

Për MCN TV, Demrozi deklaroi se besonte te suksesi i skuadrës, ndërsa tha se ka qenë nga të parët pro skemës së re.

E kisha thënë që nuk keni parë gjë akoma më 1 qershor të vitit të kaluar.  Këtë trofe ia dedikoj familjes time që më kanë ndjekur kudo. Së dyti ia dedikoj Duamenas që ka dhënë shumë për klubin tonë dhe së fundmi tifozëve dhe lojtarëve.

Unë e besoja se do të arrinim këtu. Unë iu kam thënë se nuk keni parë gjë akoma dhe ne sot e vërtetuam.

Vetëm, sot nuk kam pasur frikë nga Partizani. I shikoja çunat shumë të karikuar.

Isha nga të parët që isha dakort për skemën. Më shijoi, por po të ishte edhe Tirana do të ishte edhe më bukur, do të kishte tifozë më shumë.

Kurajë dhe suport për të gjithë lojtarët. Çunat i kanë marrë premiot individuale, i kanë fituar të treja këtë vit. 1 për Europën, 1 për Kupën dhe 1 për titullin.

Fernando nuk largohet ka kontratë me ne edhe 1 vit. Nuk e di kush e ka thënë, por Fernando nuk largohet.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img