Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova është në qendër të vëmendjes, teksa pas këtij suksesi kanë vërtet arsye për te bërë dasëm. Kjo pasi për skuadrën kampione është gati çeku me mbi 1 milionë eurosh. 100 milionë lekë jepën nga FSHF për ekipin kampion. Gjithashtu marrin 100 milionë lekë për vendin e parë të siguruar pas 36 javësh dhe 50 milionë lekë si fitues i Kupës së Shqipërisë,por shumën më të madhe do ta japë UEFA.
Egnatia siç dihet tashmë do të marrë pjesë në Campions Lige dhe nga ky kualifikim i ka të sigurta 960 mijë eruro. 350 mijë euro i marrin për kualifkimin në turin e parë të Champions dhe turin e dytë të Conference League. marrin gjithashtu 350 mijë euro për eliminimin në raundin e dytë të Conference Lige dhe 260 mijë euro për moskualifikim në fazën e grupeve të asnjë kompeticioni europian të UEFA-s.
Këtë shumë e arkëtojnë rrogozhinasit edhe nëse humbasin të gjitha sfidat deri në fund të rrugëtimit të tyre në kompeticionet europiane. Shifra të konsiderueshme për Egnatian,që do të mund të përforcojnë ekipin me elementë cilësorë për sezonin e ri.
Fatos LAMAJ