Sunday, November 24, 2024

Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”/Rudi Vata: Rivalët e kombëtares tonë janë Polonia dhe Hungaria

Lexo

Ish kapiteni i kombëtares kuqezi, i cili ka luajtur me Vllazninë, por edhe e ka drejtuar skuadrën kuqeblu, është një njohës i mirë i lojës së kombëtares tonë. Pasi ka ndjekur sfiden e parë eleminatore ndaj Andorrës, të cilën e fitoi me rezultatin 0 me 1, Vata, tashmë në rolin e analistit sportiv ka bërë komentet e tija profesionale për ndeshjen e parë, për prag sfidën e së dieles me Anglinë, por edhe në përgjithësi për këto elminatore. Përgjithësisht, duke folur për RTSH-në, Vata ka mbetur i pakënaqur nga përformanca e kuqezinjëve tanë, përfshirë edhe teknikun Reja, ndërkohë që për të, kombëtarja shqiptare e luftën brenda grupit me Polonia dhe Hungaria.

“Duke lënë mënjanë Anglinë, tri skuadrat e tjera, Polonia, Hungaria dhe Shqipëria do të luftojnë për vendin e dytë. Këtu shoh Poloninë më të favorizuar, Hungaria dhe Polonia janë dy kundërshtarë që mund t’i përballojmë. Këto janë ndeshjet tona që do të vendosin të ardhmen e Shqipërisë. Për mendimin tim, ekipi kombëtar nuk ka entuziazmin që jep shpresë. Në Ligën e Kombeve dolëm në vendin e parë, por në ato ndeshje nuk i kanë pasur motorët në maksimum. Jemi me fat, pasi në 3 ndeshje, kemi mundësinë të marrim maksimumin e pikëve. Nëse Shqipëria do ishte e mirë organizuar, në këtë periudhë, me një Angli që është  e madhe, por ka vetëm një Kupë Bote, mund të bënim diçka”, ka komentuar shkodrani Rudi Vata për kombëtaren kuqezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img