Saturday, November 23, 2024

KF Vllaznia, firmos për 3 vite me dy talentet e Akademisë, Ersi Zaganjori dhe Kevin Dodaj

Lexo

Jo vetëm mesfushorin fantazist kroat Amir Kahrimanoviç që në dy sezonet e fundit luajti me Erzenin, me të cilin u nënshkrua një kontratë njëvjeçare, por Klubi i Futbollit Vllaznia, riorganizimin e tij për sezonin e ri futbollistik 2023-2024 e ka vijuar edhe me firmosjen brenda shtëpisë.

Bëhet fjalë për dy talentet e Akademisë Vllaznia, Ersi Zaganjori dhe Kevin Dodaj. 19 vjeçarët, që i përkasin, i pari mesfushës dhe i dyti sulmit, kanë qënë gjatë gjithë sezonit të kaluar pranë skuadrës së parë, ndërkohë që janë aktivizuar edhe me Vllazninë U-19 dhe Vllazninë U-21. Ndonëse hapësirat në ekipin e parë nuk kanë qënë fort të mëdha, aq sa kanë pasur rastin të jenë në fushën e lojës, kanë treguar cilësi duke marrë vlerësime pozitive.

Ka qënë kjo arsyeja, që pas Ok të dhënë nga sektori teknik me në krye drejtorin Tefik Osmani, ka bindur presidentin Alban Xhaferi që të zyrtarizojë ditën e sotme firmosjen e një kontrate 3 vjeçare me dy talentet shkodranë, Ersi Zaganjori dhe Kevion Dodaj.

Burime zyrtare pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se stafi përkatës vazhdon punën për plotësimin e skuadrës edhe me emra të tjerë, me të cilët janë në bisedime, ndërkohë që në krahun tjetër vazhdojnë edhe largimet e disa prej futbollistëve të huaj që nuk binden sezonin e kaluar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img