Friday, November 22, 2024

Emanuela Rusa, Edjena Kapxhiu, Mirjeta Salla, Kejsi Tafili, do të gjykojnë Zvicër-Hungari. Sonte, ora 20:00, në stadiumin “Tisot Arena”

Lexo

Pas arbitrimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Ëomen’s Cempions Lige në ndeshjen Benfica-Barcelona, arbitret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën europiane.

Emanuela Rusa si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistentes dhe Kejsi Tafili si arbitre e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza.

Të premten në mbrëmje më datë 31 maj në orën 20:00, arbitret shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e grupit B1 Zvicër-Hungari që do të luhet në stadiumin “Tisot Arena”.

Një tjetër lajm i mirë dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit,teksa vlerësimi nga UEFA edhe për arbitret vajza po rritet dita-ditës.

Emanuela Rusta,Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s,ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA,duke u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img