“𝐌𝐢𝐫ë 𝐬𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧ë 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮 𝐀𝐫𝐝𝐢𝐭 𝐃𝐞𝐥𝐢𝐮!”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia duke njoftuar kështu veshjen kuqeblu të is mesfushorit të Tiranës. Ndërkohë, nga ana tjetër, fjalët e parë të Deliut, janë: Mirë se ju gjeta!”
Nis kështu zyrtarisht bashkëpunimi në mes klubit kuqeblu dhe futbollistit Ardit Deliu, i cili që nga sot është pjesë e Vllaznisë duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdariç.
Një prezantim që Veriu Sport i parapriu që ditën e djeshme, por edhe paraditen e sotme, duke bërë të ditur se mes palëve prej dy ditësh ishte arritur mirëkuptimi për veshjen e tij kuqeblu.
Në të njëjtën kohë, Veriu Sport bëri të ditur se KF Vllaznia ka arritur marrëveshjen edhe me ish kapitenin kuqeblu, Erdenis Gurishta dhe që zyrtarizimi i tij do të bëhet sat ë mbërrijë lejekalimi i Gurishtës nga klubi bullgar ku ai luajti sezonin e kaluar, CSKA Sofia 1948. Dokument ky, që sipas informacioneve më të fundit është arritur të merret nga Gurishta duke i hapur rrugë prezantimit edhe të Gurishtës me uniformën kuqeblu.
(Video) Momenti i prezantimit të futbollistit Ardit Deliu te KF Vllaznia


