Me 10 shtator mbush 23 vjeç, por emri i Armando Brojes, ka nisur shumë herët të lakohet si një ndër futbollistët më potencial që aktualisht Shqipëria ka në dispozicion. Pas golave spektakolarë që hapi rrugën e kualifikimit të Shqipërisë në Europian, një dëmtim i rëndë e la për rreth dy vite larg kombëtares.
Megjithatë, tashmë pas rikuperimit me sukses, rikthimi i djaloshit me origjinë nga Malësia e Madhe në fushën e lojës pritet të jetë i frikshëm. Sinjalet e para u dhanë në ndeshjen miqësore ndaj Lintenshtejnit, ku jo vetëm goli i shënuar prej tij, i pari që hapi serinë e fitores 3-0 të Shqipërisë, por edhe ritmi, freskia, qartësia e bashkëpunimit me kolegët e formacionit, bënë që në adresë të tij të vërshonin vlerësime dhe komplimente mëse të merituara për atë çfar ai dha në fushën e lojës.
Thjeshtësia, pasioni dhe dëshira për të dhënë më të mirën për kombëtaren kuqezi duken qartazi edhe në prononcimin që ai dha pas ndeshjes për FSHF-në. Dhe, çfar është më e rëndësishmja, ka të bëjë me atë që Broja, po i pret me padurim ndeshjet zyrtare të Europianit “Gjermani 2024”, për të cilat është i karikuar maksimalisht të japë më të mirën e tij në shërbim të ekipit kombëtar.
(Video) Prononcimi i futbollistit të kombëtares Armando Broja, pas fitores 3-1 në miqësoren ndaj Lintenshtejnit, ku edhe shënoi golin e parë për Shqipërinë.
Gaspër Marku