Sunday, November 24, 2024

(Video-Intervista) BOKS-E veçantë, 3 nga 4 boksierët e kombëtares U16 për Europianin e Bosnjes i përkasin ekipit “Tërbuni Boks”. Trajneri Emiliano Çekini: Objektivi, vetëm Medalja e Artë!

Lexo

Nga data 19 Qershor deri më  2 Korrik, në Bosnje zhvillohet Kampionati  Europian i Boksit për kategorinë U16. E veçanta e këtij kampionati të rëndësishëm ndërkombëtar ka të bëjë me atë, se bazën kryesore të formacionit kuqezi e përbëjnë boksierët e ekipit pukjan, “Tërbuni Boks”.

Trajneri i ekipit “Tërbuni Boks”, Emiliano Çekini, bën  të ditur se nga katër boksierë kuqezi që do të konkurojnë në Bosnje, tre i përkasin ekipit të tij pukjan, të cilët janë:

  1. Kristian Jubani, nën kampion i Europës, pesha 48 kg
  2. Enea Brahaj, pesha 50 kg
  3. Jurgen Lazri, pesha 63 kg

Ndërkohë, boksieri i katërt i përfaqësues U16-të, pesha 66 kg Riduan Gashi, i përket ekipit të Tiranes.

Në prononcimet e dhënë për mediat, trajneri Çekini, bën të ditur mbështetjen që ka pasur nga Bashkia Pukë dhe personalisht kryebashkiaku, Rrok Dodaj, sidomos me pjesën e grumbullimit të kombëtares në qytetin turistik të Pukës.

Në lidhje me pretendimet në këtë kampionat, Çekini thotë se janë më të mëdha se kurrë duke nënvizuar në konkurim do të jenë Kristian Jubani, nënkapion i Europës në fuqi, gjithashtu i cilësuar si boksieri më i mirë Shqipetar, si dhe Jurgen Lazri, i pesti në Europë dhe disa here kampion kombetarë.

Me këto dy sportistë synimet janë të qarta ku pretendohet vetem medalja e arit. Duelet në Europianin e Bosnjes për U16 pritet të jenë shumë të forta, por nisur nga forma shumë e mirë qe po kalojnë sportistat tanë, objektivat janë madhor.

Ajo që të bën përshtpje është optimizmi i trajnerit Çekini, i cili, jo vetëm që premton medalje, por është i bindur se boksierët e tij do të fitojnë Medalje Ari, çka do të shënonte një tjetër sukses për boksin shqiptar.

Pas një faze përgatitore në Pukë, aktualisht, deri në nisjen drejt Bosnjes për finalet e Kampionatit Europian, boksierët e kombëtares po stërviten në palstrën e e boksit North Boxing Albania në Shkodër.

(Video) Prononcimi i trajnerit “Tërbuni Boks”, Emiliano Çekini. Pamje nga proçesi stërvitor i boksierëve në palestrën North Boxing Albania në Shkodër.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img