Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të enjte seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për “Euro 2024” në qendrën stërvitore të Stegersba të Austrisë. Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta në fushë dhe në palestër.
Deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë të përgatitjeve,atë ndaj Azerbajxhanit.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në stërvitje,duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë të premten miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani,si skuadra e parë që mbërrin për finalet e “Euro 2024”,për tu akomoduar në “Kaiserau Sportcenter”,aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.
Fatos LAMAJ