Saturday, November 23, 2024

EURO U-21/ Shqipëria luan ndeshjen e shtyrë me Malin e Zi. Në fushë tre shkodranët, Smajli, Preka dhe Nikaj

Lexo

Mali i Zi U21-Shqipëri U21  1-0(Shënues: Franeta)

Shqipëria U-21 u mund me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2025 ndaj Malit të Zi. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Podgoricës u vendos nga goli i Marko Franeta vetëm në fundin e takimit.

Takimi i shtyrë në 21 nëntor të vitit të shkuar për shkak të kushteve atmosferike nisi në minutën e 27-të. Trajneri Alban Bushi ishte i kushtëzuar për të bërë katër zëvendësime që në nisje dhe në fushë u aktivizuan Smajli, Preka, Pecani dhe Ismaili.

Pavarësisht humbjes Kombëtarja U-21 zhvilloi një ndeshje të mirë dhe shpërdëroi disa raste të mira shënimi.

Kapiteni Pajaziti pati mundësinë më të mirë për të gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shpërdoruan edhe Shpendi dhe Nikaj.

Në fundin e ndeshjes, vendasit, përmes një kundërsulmi të shpejtë arritën që të shënonin golin e vetëm të sfidës me anë të mbrojtësit Franeta.

Pas kësaj humbjeje, kuqezinjtë mbetet në vendin e katërt me 10 pikë, por me dy ndeshje më tepër se rivalët. Shqipëria U-21 do të luajë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img