Thursday, September 19, 2024

Shqipëria U-19 humbet miqësoren e dytë në “Egnatia Arena”me Kosovën U-19 5-2

Lexo

Shqipëria U19-Kosova U19  2-5(Shënues:  Flavio Sulejmani 44’, Frederik Tosku 77’ /Eliot Selishta 10’, Leart Hoti 12’, Eliot Selishta 27’, Elvaris Suplja 83’, Medin Gashi 87’)

Formacioni i Shqipërisë: Amarildo Dervishaj (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca (C), Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani. Trajner: Julian Ahmataj

Shqipëria U-19 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës U-19 në stadiumin “Egnatia Arena”. Dardanët triumfuan në këtë sfidë me rezultatin 5-2.

Trajneri Julian Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kosovës U-19: Amarildo Dervishaj (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca (C), Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku dhe Flavio Sulejmani.

Ndeshja nisi mirë për Kosovën U-19 që realizoi golin e parë që në minutën e 10-të me Eliot Selishta. Dardanët dyfishuan rezultatin menjëherë me Leart Hotin në minutën e 12-të, ndërsa golin e tretë e realizoi sërish Eliot Selishta në të 27-ën.

Shqipëria pas disa rasteve të mira gjeti rrugën e rrjetës vetëm në fundin e pjesës së parë, në kohën shtesë me Flavio Sulejmanin. Pjesa e parë u mbyll 1-3.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë shënuan golin e dytë në minutën e 77-të me Frederik Toskun. Megjithatë Kosova U-19 shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fundin e takimit me Elvaris Suplja dhe Medin Gashi.

Kjo ishte miqësorja e dytë e Shqipërisë U-19 me Kosovën U-19, teksa këto sfida ishin të vlefshme për stafin teknik për të parë gjendjen e lojtarëve, teksa fokusi i përgatitjeve është te kualifikues për Kampionatin Europian U-19 “Rumani 2025”.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria U-19 u pozicionua në Grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin nëntor të këtij viti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img