Fillimi i proçesit stërvitor në skuadrën e parë ka ekspozuar edhe lëvizjet më të fundit në stafin teknik. Ajo që spikat më tepër është rikthimi i ish kapitenit kuqeblu Vioresin Sinani në pozicionin e zëvendëstrajnerit të skuadrës së parë përkrah trajnerit të parë Thomas Brdariç.
Sinani, së abshku me Ergi Borshin që vijon të jetë në pozicionin e mëparshëm, do të jenë dy ndihmësit më të afërt të Brdariç duke pasur në staf edhe përgatitësin atletik Aurel Locaj dhe trajnerin e portjerëve Ideal Lekiqi.
Stafi teknik i Vllaznisë për sfidat e sezonit të ri
Thomas Brdariç(Trajner i Parë)
Viorentin Sinani(Zv.Trajner)
Ergi Borshi(Zv.Trajner)
Aurel Locaj(Përgatitës atletik)
Ideal Lekiqi(Trajner i portjerëve)
Paralelisht me stafin e ekipit të parë, lëvizje ka edhe në stafin e Akademisë së Futbollit Vllaznia. Kështu, nga sa mësohet zyrtarisht nga KF Vllaznia, ish drejtori i Akademisë Vllaznia, Sead Halilagiç nuk do të jetë më në këtë pozicion.
Me largimin e bgoshnjakut, presidenca kuqeblu ka vendosur që në drejtimin e Akademisë Vllaznia të ketë dy drejtorë, Alban Neziri, në cilësinë e drejtorit organizativ, si dhe Ndriçim Shtubina në cilësinë e drejtorit teknik, i cili më herët ishte zëvendëstrajner i ekipit të parë.
Me emërimin e dy drejtorëve, Neziri dhe Shtubina, tek Akademia e Futbollit Vllaznia pritet të ketë ndryshime edhe në stafin teknik të trajnerëve të ekipeve zinxhir.