Prapavija e kuqebluve është përforcuar me një futbollist cilësor. Bëhet fjalë për shtatlartin e Gabriel Rroku, shtatlartin e Vllaznisë U-19, që për cilësitë dhe garancinë që ai ka dhënë në pozicionin e qëndërmbrojtësi, stafi i ka besuar shiritin e kapitenit të skuadrës. Ndonëse kaloi një periudhe kohore të gjatë dëmtimi që e la jashtë fushës së futbollit, Gabrieli gjeti forca të rikthehet edhe më i fortë në shërbim të skuadrës.
Ashtu si edhe për disa kolegë dhe bashkëmoshatarë të tij të Akademisë Vllaznia, si Ersi Zaganjori, Kevin Dodaj, Klajti Halili, Aron Jukaj, Hazret Shimaj, Armir Brahimi, edhe për Rrokun, drejtuesit e klubit kuqeblu morën vendimin që ai të bëhet pjesë zyrtare e KF Vllaznia për një periudhë prej tre sezonesh duke përforcuar akoma më shumë repartin e prapavijës.
“Kam filluar rrugën e futbollit në moshën 10 vjeçare me ekipin U-11-të të drejtuar me me trajner Luan Zmijani. Jam shumë i lumtur sot që firmosa kontratën profesioniste me Vllazninë”, janë fjalët e para të Gabriel Rrokut menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me kuqeeblutë.
(Video) Prezantimi i kapiteni të Vllaznisë U19, Gabriel Rroku, si futbollist i skuadrës së parë.